GazetaMax
Lajme

Është i nevojshëm konsensus për çështjen e integrimit në BE

Shkup, 6 Nëntor – Partitë politike nuk kanë nevojë të binden nga pushteti që të përfshihen në procesin e negociatave, sepse ato vetë kanë përgjegjësi për dosjen evropiane të Maqedonisë. Kështu vlerëson analistit politik Bllagojçe Atanasovski në prag të takimit të nesërm të liderëve. Ai thotë se duhet t’i tejkalojmë kotësitë dhe t’u japim fund shantazheve dhe ofertave politike në prag të hapjes së Kushtetutës.

“Më në fund, ata do të duhet të mësojnë të bashkëpunojnë për çështjet thelbësore të rëndësishme që janë të një rëndësie të nevojshme për Maqedoninë që fillimisht t’i fillojë negociatat me BE-në dhe më pas t’i negociojë ato në mënyrë efikase, efektive dhe cilësore, gjegjësisht të hapen dhe mbyllen 36 kapitujt e paraparë, duke i përmbushur kriteret e Kopenhagës, që një ditë Maqedonia të jetë e gatshme realisht dhe faktikisht, dhe jo vetëm në bazë të një vendimi politik, të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Bllagojçe Atanasovski – analist politik.

Takimi i nesërm i kryetarëve të partive parlamentare pritet të ketë në fokus procesin e bisedimeve dhe ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, Atanasovski vlerëson se në çështjen më të rëndësishme gjegjësisht ndryshimet, nuk do të ketë përparim pa presion diplomatik.

“Nëse opozita mbetet në qëndrimin e saj që të mos dorëzohet në lidhje me refuzimin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht pa të cilin është e pamundur, mendoj se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të duhet patjetër të ndërhyjnë, sepse shohim se nuk ka absolutisht hapësirë që opozita të thotë se do të përfshihet në atë proces. Fatkeqësisht, kjo është situata, që edhe pas 30 viteve, Maqedonia funksionon si protektorati labil, ku të huajt duhet të ndërhyjnë gjithmonë”, shtoi Bllagojçe Atanasovski– analist politik.

Pas taktikave disaditore, kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, konfirmoi se do të marrë pjesë në këtë takim, me qëllim që, siç thotë ai, t’u hiqet alibi nga duart e pushtetit se partia kinse është kundër integrimit të shtetit në BE. Prezencën e kanë konfirmuar më herët BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. BESA është shprehur se nesër do të vendosin nëse do të marrin pjesë, ndërsa “E majta” nuk pranoi të marrë pjesë.

Related posts

Merz kritikon Scholzin për politikë të paqartë ndaj Ballkanit Perendimor

Gazetamax.mk

Lajm i mirë për shoferët/ Ulen çmimet e derivateve

Gazetamax.mk

Hepatit akut që prek fëmijët, OBSH jep lajmin e hidhur: 169 raste në 12 shtete, shënohet viktima e parë

Gazetamax.mk