GazetaMax
Lajme

Në numrin e emergjencës 112 të QMK-së 1500 thirrje në ditë

Shkup, 6 Nëntor – Në qendrën për menaxhimin e krizave, në numrin e emergjencës 112, për një ditë kanë marrë deri në 1500 thirrje, disa prej të cilave kanë qenë të orientuara drejt ndihmës së shpejtë dhe disa tek organet policore.

Drejtori i kësaj qendre, Stojance Angelov, shtoi se në numrin 122 edhe nëse do të kishte telefonata për të sugjeruar picën më të mirë në qytet, qytetarët do ta merrnin edhe sugjerime të tilla.

“Sektori 112 merr, pra koordinon të gjitha thirrjet e qytetarëve, marrim rreth 1500 telefonata në ditë, fatkeqësisht 80% janë thirrje të rremë, disa janë keqdashëse dhe disa të gabuara ose të paqëllimshme, duke kërkuar një shërbim që ne nuk mund të sigurojmë, por operatorët tanë i ndihmojnë qytetarët, edhe kur nuk e kemi për detyrë, nëse dikush kërkon një picë të mirë dhe punonjësi e di se ku ka një picë të mirë, kanë për detyrë t’i sugjerojnë.” -tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Ekrem Zendeli, zëvendësdrejtor i kësaj qendre, shtoi se kanë bashkëpunim të mirë ndermjet drejtorise per mbrojtje dhe shpetim, policies por edhe me shtabet e krizes ne komuna.

“Ky komunikim ka mundësuar formimin e grupeve ndërinstitucionale të cilat janë përballur me situata të ndryshme në terren si zjarre të hapura, përmbytje, tërmete, ballafaqim me qen endacakë, rrëshqitje dherash apo situata të ndryshme në vend, kemi hasur në problem edhe në rrugë, nëpër vendkalimet që përmendi drejtori, gjegjësisht të gjitha këto grupe ndërinstitucionale kanë ushtruar presion mbi institucionet që janë të prekura nga problemi që t’i shmangen ato probleme në të gjitha vendet e RMV-së” – tha Ekrem Zendeli, zv/drejtor i QMK-së.

Zëvendësdrejtori i qendrës së menaxhimit me kriza shtoi se kanë bashkëpunim ndërkombëtar edhe me ambasadat e huaja në vend, përmes të cilave mbështetet vendi ynë në kohë krize.

Related posts

BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Boçvarski: Përkufizohet model i ri për fluturime të subvencionuara, mundësia për të përfshirë më shumë operatorë

Gazeta Max

MASH u bën thirrje mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin

Gazeta Max
Lajme

Në numrin e emergjencës 112 të QMK-së 1500 thirrje në ditë

Shkup, 6 Nëntor – Në qendrën për menaxhimin e krizave, në numrin e emergjencës 112, për një ditë kanë marrë deri në 1500 thirrje, disa prej të cilave kanë qenë të orientuara drejt ndihmës së shpejtë dhe disa tek organet policore.

Drejtori i kësaj qendre, Stojance Angelov, shtoi se në numrin 122 edhe nëse do të kishte telefonata për të sugjeruar picën më të mirë në qytet, qytetarët do ta merrnin edhe sugjerime të tilla.

“Sektori 112 merr, pra koordinon të gjitha thirrjet e qytetarëve, marrim rreth 1500 telefonata në ditë, fatkeqësisht 80% janë thirrje të rremë, disa janë keqdashëse dhe disa të gabuara ose të paqëllimshme, duke kërkuar një shërbim që ne nuk mund të sigurojmë, por operatorët tanë i ndihmojnë qytetarët, edhe kur nuk e kemi për detyrë, nëse dikush kërkon një picë të mirë dhe punonjësi e di se ku ka një picë të mirë, kanë për detyrë t’i sugjerojnë.” -tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Ekrem Zendeli, zëvendësdrejtor i kësaj qendre, shtoi se kanë bashkëpunim të mirë ndermjet drejtorise per mbrojtje dhe shpetim, policies por edhe me shtabet e krizes ne komuna.

“Ky komunikim ka mundësuar formimin e grupeve ndërinstitucionale të cilat janë përballur me situata të ndryshme në terren si zjarre të hapura, përmbytje, tërmete, ballafaqim me qen endacakë, rrëshqitje dherash apo situata të ndryshme në vend, kemi hasur në problem edhe në rrugë, nëpër vendkalimet që përmendi drejtori, gjegjësisht të gjitha këto grupe ndërinstitucionale kanë ushtruar presion mbi institucionet që janë të prekura nga problemi që t’i shmangen ato probleme në të gjitha vendet e RMV-së” – tha Ekrem Zendeli, zv/drejtor i QMK-së.

Zëvendësdrejtori i qendrës së menaxhimit me kriza shtoi se kanë bashkëpunim ndërkombëtar edhe me ambasadat e huaja në vend, përmes të cilave mbështetet vendi ynë në kohë krize.

Related posts

Rrëfehet Ilir Meta: Nuk ndihem i burgosur, por i izoluar për të dobësuar veprimin opozitar

Gazeta Max

Ulje drastike e filloristëve në Dibër

Gazeta Max

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Gazeta Max