GazetaMax
Lajme

Eurointegrimet, Ludva: Investimet dhe bashkëpunimi, në fokusin e vendit

Shkup, 22 Tetor – Maqedonia e Veriut gjendet në fazë të skriningut spejgues dhe në pritje të mbajtjes së skiringut bilateral. Deri më tani  janë shqyrtuar tri klastere, gjegjësisht 22 kapituj që përshijnë çështjet bazike, tregun e brendshëm si dhe konkurencën dhe zhvillimin inkluziv. Euroambasadori çek Jarosllav Ludva, vendi i të cilit udhëheq me BE-në, fton instiucionet  që t’i shohin punët me pozitivitet dhe të fokusohen  në investime dhe  në bashkëpunim rajonal. 

“Unë dua të them që duhet të fokusohet në aspektin pozitiv. Republika  çeke ka bërë përpara, vendet anëtare të tjera  kane ecur përpara anëtarsimit në BE, dhe këtu  edhe RMV duhet të fokusohet, në aspekt pozitiv, në investimet, në treg dhe në bashkëpunimin rajonal”, u shpreh ambasadori i Çekisë në vend Jaroslav Ludva.

Ndryshimet kushtetuese, Ludva: Rekomandimet duhet plotësuar me kohë

Ndërkohë,  parlamenti i vendit vazhdon me harmonizimin e ligjeve me direktivat e BE-së, e sfida kryesore mbetet ndryshimi i Kushtetutës. Ambasadori çek rekomandon faktorët politik që të sillen me konstruktivitet dhe të implementojnë ndryshimet kushtetuese pa vonesa.

“Kushti kryesor është ndryshimi i kushtetutës. Do të shohim, shpresojmë se do të bëhet mirë, por në ndërkohë duhet edhe bashkëpunimi në fusha të tjera”, theksoi Ludva.

 Ndërkohë, në kuvend deri më tani asnjë lëvizje apo marrëveshje midis partive për ndryshimet kushtetuese. Komisioni Evropian planifikon ta përfundojë procesin e skriningut deri në nëntor 2023, periudhë kur duhet edhe Maqedonia e Veriut t’i mbarojë obigimet që dolën nga propozimi francez.

Related posts

Kovaçevski: Ribalanci do të finalizohet pas përfundimit të vizitës së përfaqësuesve të FMN-së

Gazetamax.mk

Nikollovski: Liderët e “Ballkanit të Hapur” rikonfirmojnë përkushtimin për hapjen e kufijve, bashkëpunimit dhe mbështetjet reciproke tashmë po japin rezultate

Gazetamax.mk

Kovaçevski, Micotakis, Petkov e Vuçiq së bashku në Aleksandropoli të Greqisë

Gazetamax.mk