GazetaMax
Lajme

Evakuohen 13 banesa, 40 hektarë tokë nën ujë nga dalja e Vjosës nga shtrati

Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka folur për situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati. Gjatë fjalës së tij, Shakaj ka konfirmuar se nga përmbytjet ka dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas tij, si masë paraprake për garantimin e sigurisë së banorëve, janë evakuuar 13 banesa që janë përfshirë nga uji. Po ashtu, nga përmbytjet janë prekur rreth 40 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës.

Shakaj theksoi se strukturat vendore janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ai u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.