GazetaMax
Kuriozitete

Ezgjan Alioski debuton me gol te Fenerbahçe, dhe atë për vetëm tre minuta

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, cili së fundmi nga Arabia u transferua te ekipi i Fenerbahçes në Turqi, Ezgjan Alioski, ka arritur të shënojë gol vetëm tre minuta pasi bëri debutimin e tij si zëvendësues në ndeshjen përballë Adana Demirspor, informon Zhurnal.
Fenerbahçe këtë ndeshje e fitoi me rezultat të përgjithshëm 4:2, ndërsa golin e fundit për 4 me 2 e shënoi shqiptari nga Prilepi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, dhe atë vetëm tre minuta pasi është futur në fushë si zëvendësues i Emre Mor.
Alioski u fut në fushë në minutën e 80 ndërsa golin e shënoi në minutën e 83.
Fenerbahçe për momentin gjendet në vendin e parë me shtatë pikë, dy fitore dhe një barazim. Në tre ndeshje, ekipi verdhe blu ka arritur të shënojë madje 13 gola./Zhurnal.mk

Related posts

Mancini grumbullon lojtarët për miqësoren ndaj Shqipërisë, nuk kursen yjet e futbollit

Gazeta Max

Befasi e madhe, Real Madrid gjen trajnerin e ri

Gazeta Max

Djali i Kumanovës, krenari e pastër shqiptare! Taulant Seferi, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare

Gazeta Max