GazetaMax
Ballina

Fadil Shyti: NGA KUJTIMET E MIA

Në  muajin Tetor të  vitit 1979 isha në vizitë në shtetin amë,- në RPSSH.

Ishim me një grup shoqesh dhe shokësh studentë po bisedonim me njërin nga profesorët USHT i cili quhej, Dedë Preka, po bisedonim ashtu, në një bisedë të lirë, për Gjuhën Shqipe për zhvillimin e saj në etapa të ndryshme etj, Ay, veç tjerash na tha:

“Gjuha Shqipe nuk do të bëhej aq e njohur në Evropë, as në botë nuk do të bëhej e njohur, e përparuar si gjuhë e lashtë indo-evropiane, pa lëvrimin e saj, nga gjuhëtari austriak, Norbert Jokli dhe nga gjuhëtari gjerman, Gustav Majer e të tjerë.

-Mirëpo, lexuesit shqiptarë duhet ta dinë një fakt: kush i ndihmoi këta gjuhëtarë, shkencëtarë të mirëfilltë të huaj, për t’u marrë me kaq seriozitet dhe përkushtim me Gjuhën Shqipe: ishte burri mendjendritur, gjuhëtari elbasanas, njohës shumë i zoti i dy dialekteve të shqipes gegë e toskë dhe i të folmes së elbasanishtes, të Shqipërisë së Mesme, ishte i madhi Konstandin Kristoforidhi.

-Ky korife i shqipes sonë të bukur të lashtë e të re, jetonte në kushte vështira materiale, në një kasolle të vjetër dhe meqë ishte trupgjatë, mezi hynte në derë të saj dhe kur hynte brenda i duhej të kërrusej, sepse tavani i saj i ulët nuk i jepte mundësi të ngriste lart trupin as kokën”.

-Ja, të nderuar lexues!

Shiheni pra, sa shumë sakrifica kanë bërë rilindësit tanë, për Gjuhën Shqipe, për Flamurin Kuqezi, për këtë të uruar Shqipëri.

-Shumë vite më vonë, më ka rastisur të dëgjoja në TVSH, një historian, nuk më kujtohet saktë cili ishte, Pëllumb Xhufi, apo ndonjë tjetër, ai midis tjerash tha: “Konstandin Kristoforidhi e ka shitur shtëpinë e tij dhe madje edhe ka hyrë në borxhe, ka marrë kredi, për të financuar shkencëtarët e cekur më lart dhe të tjerë, për t’i përkthyer librat e tyre,-por, edhe për t’i botuar librat e tij studiuese, për dialektet e shqipes sonë”.

Lavdi kolosit të letrave shqipe, i cili nga shkencëtarët tanë dhe opinioni përparimtarë shqiptar, me të drejtë, me krenari të ligjshme quhet, “Babai i Gjuhës Shqipe”.

Lavdi atdhetarit tonë të madh, Konstantin Kristoforidhi!

Lavdi dhe miqve tanë të vërtetë, gjuhëtarëve të lartcekur e të tjerë që e pasuruan krijimtarinë e tyre dhe e çuan përpara shkencën shqiptare me punët e tyre titanike në shërbim të Gjuhës Shqipe dhe të kombit shqiptar!

16 maj 2023

Related posts

Osmani: Dua që si president të realizoj ëndrrën europiane të qytetarëve tanë

Gazetamax.mk

Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli

Gazetamax.mk

Kanabisi, ja si ndikon në tru

Gazetamax.mk