GazetaMax
Ballina

Faktorët që çojnë në infertilitet

E pamundur të ngeleni shtatzënë?! Ja disa shkaqe të infertilitetit!
Fertiliteti tek femrat ulet me kalimin e moshës, por edhe gjatë viteve të saj më fertile (ndryshe të shëndetshme), mënyra, stili i jetesës dhe faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në mundësitë që një grua të lindë fëmijë të shëndetshëm. Sipas mjekëve, gratë që duan të mbeten shtatzëna, jo gjithmonë njohin me saktësi së çfarë duhet të bëjnë dhe për çfarë duhet të kujdesen. Këtu janë disa nga faktorët që ndikojnë (ose jo) në fertilitetin e gruas, si dhe këshillat që duhet të ndiqni:
Obeziteti
Mbipesha ndikon në prodhimin e hormoneve dhe e vështirëson procesin për të ngelur shtatzënë. Sa më shumë të shtoni në peshë, aq më shumë jeni të predispozuara për probleme me sistemin ovarian riprodhues.
Mosha
Kur një grua arrin menopauzën, zakonisht në të 40-at ose 50-at, procesi i ovulacionit është përmbyllur dhe ajo nuk është më në gjendje për të mbetur shtatzënë. Nuk ka një moshë fikse se kur fertiliteti fillon të marrë tatëpjetën, por shumë mjekë specialistë konstatojnë se shpesh bëhet gjithnjë e më e vështirë për të mbetur shtatzënë pas moshës 35 vjeç.
Historia familjare
Nëse nëna juaj ka hyrë herët në menopauzë, atëherë do të hyni edhe ju. Femrat lindin me një sasi të caktuar të vezëve dhe ka disa faktorë gjenetik që mund t’i bëjnë të lindin me më pak ose më shumë vezë se zakonisht, por kjo nuk do të thotë që përfundimisht jeni të destinuara të keni të njëjtin skenar për jetën tuaj. Ekzistojnë faktorë të jashtëm që jo domosdoshmërisht ndikojnë tek ju sot, të cilët mund të kenë ndikuar dikur tek nëna juaj.
Duhanpirja
Pirja e duhanit mund të dëmtojë fetusin në zhvillim, por mund të ndikojë në mënyrë drastike për të mbetur shtatzënë. Pirja e duhanit shkakton deri në 13% të të gjitha rasteve të infertilitetit, sipas specialistëve. Tymi i cigares dëmton hormonet dhe ADN-në e të dyve; edhe femrën edhe mashkullin. Madje jo domosdoshmërisht të jenë duhanpirës aktivë. Sipas specialistëve edhe gratë që janë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit (pasivë), vuajnë dëmtimin e funksionit endokrin dhe mund të hasin probleme në fertilitet.
Alkooli
Edhe pse nuk është e vërtetuar se disa gota në javë, do të ndikojnë në fertilitetin tuaj; mjekët shtojnë se duhet patur kujdes nga alkooli, pasi kjo çon në një rritje të rrezikut për çrregullime të ovulacionit.
Tiroidet
Një studim i këtij viti mbështet teorinë se çrregullime të tiroides mund të ndikojnë në ovulacion, si dhe të shkaktojnë probleme në shtatzëni; dhe mbështet se femrat që kanë probleme për të ngelur shtatzëna të kryejnë përpara testin e tiroideve. Sipas mjekëve pacientet që vuajnë nga tiroidet kanë simptoma të dukshme; por, ato që ende nuk e dinë apo s’janë diagnostikuar me sëmundje të tiroideve mund të kenë vështirësi në ovulacion.
Stresi
Femrat me nivele më të larta të enzimës që lidhet me stresin, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Mjekët shprehen se ky studim nuk vërteton se vetëm stresi është përgjegjës për problemet e fertilitetit, por ata sugjerojnë që gratë që planifikojnë të kenë një fëmijë, duhet të largojnë stresin dhe të kërkojnë ndihmë nëse po e përjetojnë atë. (spitaliamerikan.com)

Related posts

Projekti i ri i Lule, “Goodbye”

Gazetamax.mk

Pija që shëron mbi 50 sëmundje

Gazetamax.mk

Pse duhet konsumuar çdo ditë farat Chia?

Gazetamax.mk