GazetaMax
Lajme

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef.Fetahu

“Në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me shumë sukses përfundoi therja dhe shpërndarja e mishit të kurbaneve në të gjitha myftinitë e BFI-së në vend”. Ky është vlerësimi i Komisionit qendror përkatës të BFI-së i udhëhequr nga prof. Dr. Selver Ef. Xhemaili i cili në bashkëpunim me të gjitha myftinitë e vendit vunë në veprim kapacitetet e tyre të plota për të menaxhuar therjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanëve që besimtarët mysliman i kanë pagur në institucionet e BFI-së për Medresenë, skamnorët dhe nevojtarët. Sipas të dhënave nga Komisioni qendror dhe anëtarët e komisioneve që kanë bërë mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit të therjes dhe shpërndarjes së mishit, krahas sasisë për plotësimin e nevojave të Medresesë “Isa Beu” me paralelet e saja të shtrira, pako me mish kurbani janë shpërndarë edhe për familjet e skamnorëve dhe nevojtarëve, pa mos harruar këtu edhe ndërmarrjet e ndryshme, spitale dhe shoqata të shumta në vend. Vlen të theksohet se me porosinë e BFI-së gjithësej janë therë 6364 kurbana, nga ato 4459 janë nga vendi dhe 1905 nga diaspora. Sipas raporteve që deri tani janë paraqitur në Komisionin e kurbaneve, nëpër myftinitë e vendit janë shpërndarë rreth 12.000 pako – 160 TONELATA mish edhe atë, në Myftininë e Shkupit që mbulon katër rajonet, Qytet, Saraj, Karshiakë dhe Karadak 1310 pako, Myftinitë e Tetovës dhe Gostivarit nga 1500 pako, në Myftininë e Ohrit dhe Resnjës nga 300 pako, në Myftininë e Manastirit 720 pako, në Myftininë e Prilepit 900 pako, në Myftininë e Velesit që mbulon Gradskon, Kavadarin dhe Negotinën 1000 pako, në Myftininë e Strugës 700 pako, në Myftininë e Kërçovës 1200 pako, në Myftininë e Dibrës 500 pako, në Myftininë e Shtipit 265 pako dhe në Radovish dhe Strumicë nga 690 pako. Në kuadër të këtij aktiviteti, përmes Shoqatës Humanitare “Hilal” pranë BFI-së, drejtori i saj Mr. Fadil Ramadani bëri shpërndarjen e 450 pakove me mish kurbani në këto institucione dhe shoqata: Burgu Idrizovë, Burgu Shutkë, Shoqata e grave “Derja”, Higjiena Komunale- Shkup, Shoqata “Ruga e drejtë”. Bashkësia Fetare Islame e RMV-së në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai falënderon komisionin dhe anëtarët e saj, myftinitë bashkë me hoxhallarët dhe vullnetarët që ndihmuan ky proces të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Posaçërisht falënderon edhe të gjithë besimtarët e vendit që kanë paguar kurbanet e tyre në institucionet e BFI-së, që për dallim nga vitet e kaluara këtë vit numri i dhuruesve ka tejkaluar vitet e mëparshme, dhe me këtë kanë dëshmuar besimin e tyre në institucionet fetare në vend.Mirënjohje të veçantë komisionit qëndror me organizimin preciz dhe me kobsekuencë të veçantë, Muftinive në krye me Myftitë e tyre dhw komusionet lokale, imamëve, mytevelive dhe besimtarëve nga vendi dhe diasporë. BFI me të gjitha organet e saja i sigurojnë besimtarët e saj se emanetin e tyre e kanë dërguar në vend me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të madhe. Lusim Allahun e Madhërishëm, Ai të jetë i kënaqur me këtë vepër tonën dhe t’i pranojë sakrificat dhe kurbanet e gjithë myslimanëve.

Related posts

2 denarë shtesë për kilogram për subvencionim të rrushit

Gazetamax.mk

Tegeltija: Ballkani i Hapur në interes ekonomik, ndoshta një ditë do t’i bashkangjitemi dhe ne

Gazetamax.mk

Në Kuvend debatohet për kandidatët për gjykatës kushtetues, në radhë Ljubomir Joveski

Gazetamax.mk