Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka pritur në takim sportistin e bilardos Bledian Qazimi.
Ja postimi i plotë:
Blendiani, djaloshi i ri kërçovar, po shkëlqen jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Ballkanin.
Suksesi i tij është frymëzim për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat me përkushtim dhe punë të palodhur.
Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoj mirënjohje për arritjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa ai më nderoi duke më dhuruar njërin prej trofeve të fituar – një gjest që tregon madhështi shpirtërore dhe modesti të rrallë.
🏆 Arritjet e Blendian Qazimit:
• 2 herë Kampion i Ballkanit (U19)
• 1 herë Kampion i Maqedonisë së Veriut (U19)
• 1 herë Kampion i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut
• 1 herë Kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut
Një djalë i mrekullueshëm, një talent i jashtëzakonshëm dhe një ambasador i denjë i qytetit tonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin sportiv dhe në studime, duke shpresuar për bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen.