GazetaMax
Lajme

Fatmir Dehari nga Zajaz Çelikaj: Investime konkrete, punë dhe respekt

Kryetari aktual i Komunës së Kërçovës dhe kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për një mandat të ri, z. Fatmir Dehari, ka promovuar sot përfundimin e punimeve në rrugën e re që lidh një nga zonat më të rëndësishme të komunës.

Projekti, i cili është realizuar me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Komuna e Kërçovës, përfshin ndërtimin dhe asfaltimin e një segmenti rrugor strategjik, i cili do të përmirësojë ndjeshëm qasjen e banorëve ndaj shërbimeve publike, tregjeve dhe infrastrukturës së përgjithshme.

“Kjo nuk është vetëm një rrugë, por një lidhje konkrete me zhvillimin. Nga Zajazi deri në çdo cep të komunës sonë, angazhimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: të punojmë për projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve,” u shpreh Dehari gjatë prezantimit të projektit.

Banorët e zonës mirëpritën këtë investim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe qarkullimit të sigurt. Rruga e re pritet të lehtësojë lëvizjen jo vetëm për banorët lokalë, por edhe për bizneset dhe vizitorët që frekuentojnë këtë pjesë të komunës.

Ky investim është pjesë e një plani më të gjerë të Komunës së Kërçovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet, me fokus të veçantë tek zonat rurale.

“Ne nuk japim vetëm premtime, por dëshmojmë me vepra. Ky projekt është dëshmi e një qeverisjeje që punon me përgjegjësi dhe transparencë,” shtoi Dehari.

Në ditët në vijim pritet të përurohen edhe disa segmente të tjera rrugore që janë në përfundim e sipër, duke forcuar edhe më tej rrjetin e infrastrukturës në komunë.

“Nga Zajaz Çelikaj, me punë, nder e respekt, ju uroj një Xhuma të bekuar, të begatë e plot mirësi.”
Të fala!- ka shkruar Dehari.

Related posts

Në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

Gazeta Max

Radev: Propozimi francez është hap në drejtim të duhur, por duhet të sqarohen disa çështje para se të hiqet vetoja

Gazeta Max

Pandov: VMRO do të bëjë gjithçka për ta festuar 4 shkurtin me nder dhe dinjitet

Gazeta Max