Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, këtë fundjavë ka qenë pranë banorëve të Zajazit, duke shprehur përkushtimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e këtij vendbanimi dhe të gjithë komunës.“Nga Zajazi dhe për Zajazin. Nga Teqe – Mëhalla e Re, ju uroj një fundjavë të mbarë. Me punë, nder e respekt,” u shpreh Dehari, duke përcjellë edhe urimet më të mira për bashkëqytetarët e tij.Me këtë mesazh, ai theksoi se puna e përbashkët dhe bashkëpunimi me qytetarët mbeten bazë e zhvillimit të Kërçovës.