GazetaMax
Lajme

Fatmir Dehari rikandidon për të udhëhequr Kërçovën për të katërtën herë: Nga fronti i luftës, në shërbim të qytetarëve

Historia e Kërçovës është e lidhur ngushtë me emrin e tij. Ish-komandanti i luftës, Fatmir Dehari, njeriu që dikur qëndroi në vijën e parë të frontit për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, sot vazhdon të qëndrojë në vijën e parë të zhvillimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve të Kërçovës.

“I pari në luftë, i pari në front, dhe i pari në shërbim të Kërçovës,” – ky është mesazhi që sot kumbon fuqishëm nga zërat e qytetarëve të këtij qyteti që e njohin më mirë se kushdo tjetër punën dhe përkushtimin e tij.

Fatmir Dehari ka shpallur kandidaturën për herën e katërt radhazi për të udhëhequr Komunën e Kërçovës – dhe këtë herë, siç thonë vetë banorët, “jo vetëm se e dëshiron, por sepse e meriton!”

Ai ka luftuar me gjak për shqiptarët, sot lufton me zemër për Kërçovën. Në tri mandatet e tij të deritanishme si kryetar komune, Dehari ka lënë gjurmë të thella në secilën lagje, rrugë, shkollë e institucion. Nga infrastruktura moderne e deri te kujdesi për çdo kategori të shoqërisë, puna e tij flet më shumë se çdo fjalë.

“Punët flasin vetë. Nuk kemi nevojë për premtime të zbrazëta. Fatmiri i ka bërë ato realitet,” shprehen qytetarët, të cilët gjithnjë e më shumë po rreshtohen pas kandidaturës së tij, duke e parë si simbol të qëndrueshmërisë, përvojës dhe vizionit afatgjatë për të ardhmen e Kërçovës.

“Me ju dhe për ju – për Kërçovën tonë!” – ishte mesazhi i fuqishëm i Deharit, i dhënë mes qytetarëve, në një atmosferë entuziazmi dhe shprese.

Në një kohë kur shumë komuna përballen me paqartësi dhe pasiguri, Kërçova ka një drejtim të qartë dhe një figurë që nuk ka ndryshuar asnjëherë kursin: drejt popullit, me popullin.

Dhe populli i Kërçovës sot po e thotë me zë të lartë:
Zëri i Popullit: Kërçova me Deharin!

Related posts

Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Gazeta Max

Koalicion pro europian, në emër të integrimit

Gazeta Max

Më 28 shtator do të publikohet pakoja e re e masave për biznesin

Gazeta Max