GazetaMax
Ballina

Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Edi Rama

Po kur skena politike në Shkup nis të ngushtohet, gjithmonë ka nga ata që shpikin “armikun e jashtëm” për të fshehur dështimet e brendshme. Dhe këtë herë, mesa duket, faji qenka në Tiranë.

Është ironike dhe njëkohësisht tragjike, kur një politikan që pretendon se flet në emër të shqiptarëve, i bashkohet korit të atyre që gjithmonë kanë parë Shqipërinë si kërcënim, jo si aleat natyror i shqiptarëve në rajon. Me këtë qasje, Kasami nuk po bën gjë tjetër veçse rreshtohet në linjën e atyre që kanë ndërtuar karrierë mbi politikat antishqiptare.

Z. Kasami, në vend që të sulmojë Tiranën, ndoshta do ishte mirë të japë ndonjë përgjigje për bashkëpunimet e tij me struktura që historikisht kanë pasur një axhendë të qartë kundër fuqizimit politik të shqiptarëve. Sepse shqiptarët, si në Tiranë ashtu edhe në Shkup, e njohin mirë erën e oportunizmit që vjen nga retorika e zbrazët.

Shqiptarët e dinë mirë kur patriotizmi përdoret si mbulesë për dështimet personale. Gishtin mund ta drejtoni nga jashtë, por problemi vazhdon të jetë thellësisht brenda.

Related posts

“Edhe pas 12-ve çka vjen?’, Adelina me këtë veshje transparente do t’a ‘çmend’ burrin e saj 50 vjeçar

Gazeta Max

Kujdesi për beben e porsalindur

Gazeta Max

Mos hani ushqim djegës para gjumit

Gazeta Max