GazetaMax
Lajme

Faton Ahmeti emërohet Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së: “Zgjedhjet e tetorit janë referendum për të ardhmen”

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, z. Faton Ahmeti, në krye të Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale të tetorit.

Ahmeti, pas emërimit, theksoi se kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një detyrë që e pranon me përkushtim të plotë dhe vetëdije të lartë për sfidat që e presin.

“Është një përgjegjësi e veçantë të marrësh besimin e Kryetarit z. Ali Ahmeti dhe të Kryesisë Qendrore të BDI-së në një periudhë vendimtare për të ardhmen politike të vendit dhe të popullit shqiptar,” u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Ahmeti tha se këto zgjedhje nuk do të jenë thjesht një garë politike, por një referendum për të ardhmen e shqiptarëve në vend, për zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe vazhdimin e rrugës evropiane. Ai shtoi se vetëm një koalicion i bashkuar i forcave politike shqiptare mund të kthejë votën shqiptare në forcë vendimmarrëse.

“Ne ofrojmë vizion, përvojë dhe fjalë të mbajtur. E ardhmja nuk pret – ajo ndërtohet sot. Dhe ne do të jemi aty – të bashkuar, të vendosur dhe fitimtarë,” përfundoi Ahmeti.

Related posts

BDI kundër shefit të vet të shtabit në Saraj: A po i kthen shpinën Blerant Ramadanit?

Gazeta Max

Petrovska: Realiteti i sigurisë në Evropë bën thirrje për siguri të përforcuar kolektive

Gazeta Max

Gjendet trupi i Plamen Hristov, pranë tij dhe një trup tjetër, dyshohet se është shtetas i Maqedonisë

Gazeta Max