GazetaMax
Lajme

Faton Ahmeti nga Tetova: Triumfoi e mira bashkë me popullin

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, njëherit sekretar i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti sipas rezultateve përfundimtare të KSHZ-së ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në lagjen e tij ku për kandidatin e “Frontit për Europë” Bujar Osmani kanë siguruar 1372 vota ndërsa opozita VLEN për Arben Taravarin ka siguruar 1098 vota. Kjo fitore më 8 Maj pritet të jetë edhe më e thellë dhe dallimi do të jetë edhe shumë më i madh.

“I jam mirënjohës çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut që vendosi të zgjedh rrugën europiane të vendit, që zgjodhin ardhmërinë e vendit. Mirënjohës për secilin banorë të Tetovës në veçanti dhe mijra falenderime për të gjithë ju për këtë mbështetje” tha Faton Ahmeti.

Related posts

“Përforcimi në krizë: roli i politikave” – konferencë e BP dhe BEI për 30 vjet pavarësi monetare

Gazeta Max

Rrëfimi skandaloz i Llatas-it, Grubi: Dënoj ashpër fjalorin denigrues

Gazeta Max

Morgjet në Bjellorusi janë mbushur me ushtarë rus

Gazeta Max