GazetaMax
Lajme

Faton Ahmeti: Sot, shënuam 21 vjetorin e themelimit të subjektit tonë, familjes tonë të madhe BDI

Festën e filluam me panelin e organizuar nga Kryetari, z. Ali Ahmeti i cili sjell idenë e Frontit për Evropë. Vizionar dhe optimist nga dita e parë e deri më sot, që ky vend të gjej rrugën e paqes, sigurisë dhe mirëqenies ndëretnike.

Kur të tjerët merreshin me politika ditore z. Ali Ahmeti dhe BDI inkuadruan vendin në NATO, kur të tjerët nxirnin floskula për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, z. Ali Ahmeti ndërtonte paqen duke i shndërruar ish kazermat ushtarake në vatra të diturisë. Dinjitetshëm vazhdojmë rrugën e trasuar nga lideri ynë me bindjen se kemi për të bërë edhe më shumë për qytetarët dhe shtetin në përgjithësi.

Festën e vazhduam në koktejin tradicional me anëtarët e BDI-së. BDI është institucion më vete nga ku dalin kuadro që dinë dhe munden t’i çojnë proceset dhe idealet në drejtimin e duhur.

Ju faleminderit për mbështetjen, na prift e mbara në rrugën Euro-Integruese, Fronti për Evropë nënkupton integrim më të shpejtë, mirëqenie të përgjithshme dhe standard më të mirë për jetë.

Bashkë drejt sukseseve të reja!

Related posts

Anketë e IHPSH: VMRO – 19,7%, LSDM 12.9%, BDI 6% dhe ASH 2.9%

Gazeta Max

Vdes në moshën 78 vjeçare, djali i Kiro Gligorov

Gazeta Max

Një pjesë e Komunës Butel nesër pa ujë

Gazeta Max