GazetaMax
Lajme

Fermerët në alarm kafshët e egra, rrezik për bagëtitë në Cërrik

Fermerët e fshatrave po i frikësohen gjithnjë e më shumë afrimit të kafshëve të egra në zonat e banuara.

Ata theksojnë se arinjtë, çakejtë dhe ujqërit janë shndërruar në rrezik serioz në fshatrat e Cërrikut.

Shpyllëzimi dhe zgjerimi i zonave të banuara po e detyrojnë faunën e egër të afrohet gjithnjë e më shumë pranë fermave.

Ndryshimet klimaterike dhe zhvillimi urban kanë reduktuar burimet natyrore për ujqërit dhe çakejtë, duke i bërë ata me agresivë në kërkim të ushqimit.

“Këtu ka çakej, dhelpra, ujqër, dalin përnatë, rrimë ter natën pa gjumë se na hanë bagëtitë. Madje para një muaj e gjysmë më hëngri një qengj mua. Ata më tepër vijnë nga Radiostacioni dhe nga Ana e Muriqanit dhe Shelgut. S’kemi armë çifte të dalim ti trembim se ndryshe nuk tremben ata, i trembim me elektrik me dritë pishe, rrimë terë natën me merak unë kam 20 kokë bagëti atje”, thotë një banor i zonës.

Sipas banorëve, kafshët e egra shfaqen nga pyjet e Shelgut dhe Muriqanit dhe “bëjnë kërdinë” në shpendë e bagëti.

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga shteti, pasi blegtoria është e vetmja mënyrë mbijetese për ta.

Related posts

Stoilkoviq i dërgon Telegram urimi kryeministrit të ri serb

Gazeta Max

Sela: ASH e bashkuar, por pa Arben Taravarin, duhet të dorëhiqet/ Taravari ka pasur 2-3 takime me Ali Ahmetin, jo vetëm bisedë telefonike

Gazeta Max

Joleski: Kritikat e ambasadores amerikane duhet t’i drejtohen politikës dhe jo gjyqësorit

Gazeta Max