GazetaMax
Lajme

Festim Halili pjesë e panelit prestigjioz “Western Balkans Convergence Forum” në Tiranë

Ish zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ish drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, mori pjesë si panelist në “Western Balkans Convergence Forum”, që po mbahet në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme rajonale kushtuar nxitjes së shkencës, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në rajon.

Në fjalën e tij, Halili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e inovacionit, kërkimit shkencor dhe teknologjisë, si parakusht për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe integrimit evropian.

“Është nder dhe kënaqësi që si panelist të transmetoj përvojën time në kuadër të nxitjes së shkencës, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik rajonal. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe investimit në njohuri mund të ndërtojmë ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme”, theksoi Halili gjatë panelit.

Forumi, i organizuar nga Keiretsu Forum, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademisë, bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare, me qëllim krijimin e një platforme të përbashkët për integrim ekonomik dhe inovativ të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e Festim Halilit në këtë forum konfirmon edhe njëherë rolin aktiv të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në ndërtimin e një ekosistemi rajonal që promovon bashkëpunimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

https://www.facebook.com/share/p/1a25hnjgXT/