GazetaMax
Lajme

Fetai: Badinteri nuk preket

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Related posts

Joveski: Ndonëse kemi mungesë të prokurorëve, është ulur numri i lëndëve të pazgjidhura

Gazeta Max

Pastrohen 60 m kub mbetje tek deponia ilegale në Tophanë

Gazeta Max

Franca nuk e konfirmon propozimin e liferuar në media

Gazeta Max