GazetaMax
Lajme

Feti Abazi nga Pallçishti: Më 19 Tetor, e kthejmë komunën në punë

Në fshatin Pallçisht u hap sonte shtabi lokal i kandidatit të koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Hapja u shoqërua me pjesëmarrje të madhe dhe entuziazëm të qytetarëve, të cilët me një zë shprehën përkrahjen për ndryshim.

Në fjalën e tij, Abazi theksoi se Pallçishti, si një vendbanim me rëndësi të veçantë për komunën, për vite të tëra ka mbetur i lënë pas dore, pa investime të mirëfillta dhe pa projekte zhvillimore.

“Pallçishti meriton më shumë – meriton zhvillim, projekte konkrete dhe vëmendje të plotë. Ne nuk premtojmë fjalë boshe, por një gjë të vetme: punë! Më 19 Tetor, e kthejmë Komunën në punë”, tha ai.

Tubimi u karakterizua nga energjia e lartë dhe përkrahja e qartë e qytetarëve, të cilët u bashkuan rreth vizionit të Abazit për një Bogovinë të zhvilluar dhe funksionale.

https://www.facebook.com/share/p/1WYsw5Fhip/