GazetaMax
SPORT

“Fiks si flamuri shqiptar”, stema e Serbisë po tërbon tifozët

Serbia do të luajë ndeshjen e parë në Botëror kundër Brazilit, me një uniformë që ka shkaktuar polemika. Federata Serbe e Futbollit ka vendosur të përdorë fanellat me një stemë të re që ka ngjallur shumë diskutime.
Bëhet fjalë për një shqiponjë dykrenore dhe që tifozët nuk po e pranojnë lehtë. Shumë prej tyre e kanë vënë në dukje ngjashmërinë që stema e re e Serbisë ka me flamurin shqiptar.
Stema e vjetër ka pasur një top futbolli në mes një kryqi, shkronjat СРБИЈА (SERBIA) sipër dhe 4 shkronja cirilike që simbolizojnë moton e Serbisë: Samo Sloga Srbina Spašava (Vetëm bashkimi shpëton serbët).

Related posts

Mallorca merr vendim për të ardhmen e Vedat Muriqit

e-max

Ronaldo nuk do të paraqitet në stërvitjet e Man United as sot

e-max

Bayern Munchen vëzhgon yllin e Barcelonës

e-max