GazetaMax
Lajme

Filipçe: Kur një pushtet e humb besimin e popullit, shpik armiq

“Një pushtet që e humb besimin e popullit, shpik armiq për ta fshehur të vërtetën,” deklaroi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në tubimin qytetar me moton “Po luftojmë për shtëpinë tonë”, mbajtur në Karposh.

Kryetari Filipçe e dënoi fushatën e zezë të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se ajo është dëshmi e paaftësisë dhe e frikës nga populli.

“Një pushtet që zhvillon fushatë negative kundër opozitës nuk është vetëm pushtet i paaftë — ai është pushtet që nuk dëshiron përparim, nuk do dialog dhe nuk pranon kompromise. Për një pushtet të tillë, përparimi i shtetit është armik,” theksoi Filipçe.

Ai shtoi se “ky pushtet ushqehet dhe mbahet gjallë nga përçarjet e brendshme, nga varfëria që e kontrollon përmes korrupsionit dhe nga kaosi që krijon apati”.

“Unë nuk do të futem në baltën e tyre, por do të vazhdoj t’i zbuloj dhe t’i demaskoj. Le të përdridhen në nacionalizëm, patriotizëm të rremë dhe në paaftësinë e tyre,” përfundoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në Karposh.

Related posts

Nuk ndalen lëvdatat për Taravarin/ Filkov: U mbajti leksion kolegëve tjerë

Gazeta Max

Haradinaj ia tregon rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

Gazeta Max

Alarmi i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

Gazeta Max