GazetaMax
Lajme

Filipçe: VMRO po udhëheq fushatë të zezë për të mbuluar dështimet e saj

Lideri i opozitës, Venko Filipçe ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po udhëheq fushatë të zezë kundër tij dhe opozitës për të mbuluar dështimet e tyre. Filipçe akuzoi pushtetin se po keqpërdor policinë dhe institucionet e tjera për fushatë zgjedhore. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur se akuzat e Filipçes janë alibi i asaj se çfarë e pret në zgjedhje. Sipas pushtetit, Filipçe është peng i liderit të tij paraprak dhe interesave të përbashkëta bizenesore.

“Kur pas katër viteve në lokale nuk keni se me çka të lavdëroheni aq më pak në niveli qendror duke mos pasur asnjë politikë konkrete, gjithçka që ju mbetet është të merreni me opozitën, të bëni spin, të shpikni gjëra që nuk janë, posaçërisht duke udhëhequr fushatë të zezë. Kam edhe një vërejtje. Konsideroj se një pjesë e institucioneve po keqpërdoren, sidomos Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

Related posts

Një pjesë e pronës së Mijalkovit në hipotekë – a do të ketë sukses shteti ta konfiskojë?

Gazeta Max

E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Gazeta Max

Tusk e çoi Ursula von der Leyen në kufi: “Sapo më njoftojnë se po vijnë bjellorusë të armatosur, shkojmë?”

Gazeta Max