GazetaMax
Lajme

Fillon përgatitja e Strategjisë së re nacionale për të rinj

Shkup, 17 tetor – Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Fondin e Popullatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) organizojnë ngjarje me rastin e fillimit të përgatitjes së Strategjisë së re nacionale për të rinj 2023-2027.

Në përgatitjen e Strategjisë nacionale për të rinj 2023 – 2027 do të përfshihen institucionet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat civile, bashkësia ndërkombëtare dhe të gjitha palët e prekura për politika rinore.

Siç informojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, në këtë ngjarje do të kenë fjalime Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Afrodita Shala Pllavjanska, përfaqësuese e UNFPA-së, Sllavço Temelkovski, kryetar i Lidhjes së Studentëve, Lluka Paviqeviq, kryetar i Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, ndërsa është paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Related posts

Përvjetori i parë i vrasjes së ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh

Gazeta Max

Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

Gazeta Max

Një Haxhi kosovar vdes në Qabe

Gazeta Max