GazetaMax
Lajme

Fillon rregullimi i rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Lisiçan të Pllasnicës

Ka nisur rregullimi i plotë i rrjetit të kanalizimit fekal në rrugën ku jetojnë familjet e Buli Demiroski, Bekim Salifoski dhe Daut Salifoski në fshatin Lisiçan.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës bazë në komunën tonë.

Kryetari i Komunës, z. Alija Jaoski, theksoi se ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndërtuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët dhe se puna për projekte të reja do të vazhdojë me intensitet të lartë.

“Ky është edhe një hap përpara drejt krijimit të kushteve më të mira për jetën e qytetarëve tanë. Së bashku po ndërtojmë një komunë moderne, të bukur dhe të denjë për të gjitha gjeneratat që vijnë,” – u shpreh Kryetari Jaoski.

Related posts

Kalkulime zgjedhore: Ahmeti garon në Kërçovë, Sela në Strugë?

Gazeta Max

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazeta Max

Aksident në magjistralen Shkup – Kumanovë, katër të lënduar

Gazeta Max