GazetaMax
Sport

Fitore e madhe! Shkëndija triumfon ndaj Steauas në Bukuresht

Shkëndija triumfon edhe në Bukuresht, eliminon Steauan dhe vazhdon në Ligën e Kampionëve!

Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të lavdishme në historinë e saj europiane, duke triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj gjigantëve rumunë të Steaua Bukureshtit.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Shkup, kuqezinjtë udhëtuan me besim në kryeqytetin rumun dhe arritën një tjetër sukses të madhe – kësaj here me rezultat 1:2. Me rezultatin e përgjithshëm 1-3, skuadra tetovare siguron kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ishte një paraqitje e disiplinuar dhe me shumë karakter nga skuadra e trajnerit Jeton Beqiri, e cila përballë një kundërshtari me traditë si Steaua, tregoi pjekuri taktike dhe forcë mentale.

Kjo fitore jo vetëm që forcon pozitat e Shkëndijës në arenën ndërkombëtare, por është edhe një mesazh i fuqishëm se kampionët nga Tetova janë gati për sfida edhe më të mëdha në Evropë.

Rrugëtimi i Shkëndijës në Ligën e Kampionëve vazhdon!

Related posts

Javën që vjen, Kristian Malocaj shkund ringun në ndeshjen kundër Ali Feshki

Gazeta Max

McLaren dominon në Spanjë/ Formula 1, Piastri fiton në pistën e Barcelonës, Verstappen në vendin e 10-të

Gazeta Max

BDI respekton vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan

Gazeta Max