GazetaMax
Lajme

Flamur Gjoleka kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit nga BDI

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dollnenit, Flamur Gjoleka sot u nominua nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përkatësisht Fronti Kombëtar për Integrim, si kandidat për kryetar të komunës.

Në një deklaratë për qytetarët, Gjoleka theksoi se e pranon këtë përgjegjësi me përkushtim dhe vendosmëri, duke premtuar angazhim maksimal për zhvillimin e komunës në të gjitha fushat: infrastrukturë, arsim, ekonomi dhe shërbime publike, gjithmonë duke punuar në mënyrë të hapur dhe në bashkëpunim me qytetarët.

Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për besimin dhe përkrahjen e dhënë, si dhe falënderoi familjen, miqtë dhe qytetarët për mbështetjen e tyre.

Gjoleka u shpreh se me vizion dhe punë të përbashkët, Komuna e Dollnenit mund të bëhet një model zhvillimi dhe progresi, duke siguruar që çdo qytetar të ndihet i përfaqësuar, i respektuar dhe i vlerësuar.

“Qofshim faqebardhë para Zotit dhe para popullit!”, përfundoi Flamur Gjoleka.

Related posts

Ambulanca në komunën e Pllasnicës nga sot do të punojë me dy turne

Gazeta Max

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët po flinin në automjetin ngjitur!

Gazeta Max

Kontrolle dhe konsultime falas në KGJO me rastin e Ditës botërore të menopauzëz

Gazeta Max