GazetaMax
Lajme

Forina mirëpret Valbon Limanin dhe Valdet Xhaferin në hapjen e Shtabit Zgjedhor

Kandidati për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani shprehu emocionet e tij gjatë një aktiviteti të mbajtur sonte në Forinë, vendin e tij të origjinës, ku u hap zyrtarisht Shtabi Zgjedhor, dhe ku shoqërohej nga bartësi i listës Valdet Xhaferi.

“Shumë të lumtur të ishim sonte në Forinë, vendin tim të origjinës, i cili ka ditur t’i japë figura të rëndësishme për të gjithë vendin,” deklaroi Limani para të pranishmëve.

Ai theksoi rëndësinë simbolike dhe emocionale që ka për të hapja e Shtabit pikërisht në këtë vend.

“Hapja e Shtabit aty është nder dhe krenari,” shtoi Limani, duke nënvizuar lidhjen e fortë që ruan me komunitetin lokal.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku morën pjesë qytetarë, përkrahës dhe figura publike, të cilët dhanë mbështetjen për fushatën e Limanit.

“Me Forinën në zemër,” përfundoi Limani fjalën e tij, duke përcjellë mesazhin e përkushtimit dhe krenarisë për prejardhjen.

Related posts

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max

Kasami: Nisim ditën me projektin e dy shkollave të reja në Tetovë

Gazeta Max

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili viziton të lënduarit që trajtohen në Belgjikë

Gazeta Max