GazetaMax
Kuriozitete

Formacionet zyrtare: Kosova – Qipro

Qiproja është kundërshtari i Kosovës në raundin e fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë regjistruar dy fitore, ndërsa i kanë humbur tri takime, ashtu që me gjashtë pikë të grumbulluara qëndrojnë në vend të dytë me diferencë prej gjashtë pikësh prapa Greqisë.
Në sfidën që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova duhet të marrë së paku një pikë për të shmangur rënien në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Për të mbetur në këtë ligë luajnë edhe Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë.
Përzgjedhësit Alain Giresse dhe Temuri Ketsbaia i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë dhe kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Fazliji, Rrahmani, Rrudhani, Dresevic, Muslija, Celina, Zeneli, Rashani, Muriqi.

Related posts

Befason Silva, njofton tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Gazeta Max

Nëse Pique nuk pranon ulje të pagës, Barça nuk mund t’i regjistrojë lojtarët e blerë

Gazeta Max

Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë

Gazeta Max