GazetaMax
Lajme

Formohet Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativo-Juridik

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot i ka pranuar propozimet për përbërjen e personelit të Komisionit të Sistemit Politik dhe Komisionit Legjislativo-Juridik.

Kryetari i Komisionit për sistem politik është Lupço Prenxhov, ndërsa zëvendësi i tij Jovan Jaulevski, ndërsa kryetari i KLL-së është Aleksandar Veljanovski, dhe zëvendësi i tij Boban Nikollovski.

Anëtarët e Komisionit e kanë pranuar kërkesën e ish presidentit Stevo Pendarovski për pezullimin e të drejtës së pensionit që e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Gjithashtu janë pranuar edhe 29 kërkesa për apanazh të deputetëve të përbërjes parlamentare 2020-2024. Kundër propozimit për apanazh ishte deputeti i Të Majtës, Krmov. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski njoftoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerjen e apanazhit të Oliver Spasovskit dhe Vesna Bendevskës për faktin se janë bërë deputetë.

Related posts

Takim pune i KSHZ-së dhe ODIHR-it mbi të gjitha aktivitetet që lidhen me zbatimin e zgjedhjeve lokale

Gazeta Max

Kauza për ajrin e ndotur vetëm me fjalë boshe, shumë objekte publike ngrohen me naftë dhe mazut!

Gazeta Max

Rrëshqitja e dheut në rrugën Rosoman-Prilep, parashihet ndërprerje e komunikacionit për rreth gjashtë orë

Gazeta Max