GazetaMax
LAJME

Forum i shërbimeve veterinare nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 20 prill – Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) sot dhe nesër do të jetë organizatore dhe kryesuese me Forumin e dytë të drejtorëve të shërbimeve veterinere nga vendet e Ballkanit Perëndimor për komunikim dhe bashkëpunim që do të mbahet në Ohër.

Forumi është nën patronazhin e projektit rajonal “Aksioni rajonal i BE-së për çrrënjosjen e sëmundjeve tek kafshët në Ballkanin Perëndimor dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Drejtorisë së përgjithshme për shëndet dhe siguri të ushqimit pranë Komisionit Evropian, Organizatës botërore për mbrojtje shëndetësore të kafshëve (OIE), Agjencia evropiane për siguri të ushqimit (EFSA), nga personat kompetent të veterinarisë nga Shqipëria, Kosova, BeH-ja, Mali i Zi, Serbia dhe përfaqësues të projektit patronazh të forumit.

Dy ditë do të debatohet për gjendjen me sëmundjet tek kafshët në Ballkanin Perëndimor dhe statusin e vendeve të lira nga sëmundje të caktuara, me theks në murtajën klasike të derrit, murtajën tek ripërtypësit e vegjël dhe sëmundja tërbimi. Do të sqarohen edhe programet për sistemin e kontrolleve zyrtare për përballje me tërbimin, që bartet përmes qenve, përmirësimit të mbikëqyrjes pasive të sëmundjes dhe analizës së të dhënave për Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me gripin e shpendëve do të prezantohet edhe gjendja në çdo vend pjesëmarrës në forum dhe në Evropë, ndërsa nga ana e projektit patronazh, do të prezantohen propozimi për përgatitjen e strategjisë koherente për kontrollin e kësaj sëmundje.

Edhe murtaja afrikane e derrave do të jetë në qendër të interesit të pjesëmarrësve në forum, të cilët do të debatojnë për krijimin e një fushate rajonale për sëmundjen, për të cilën do të prezantohet situata epidemiologjike në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Do të përcaktohen fushat dhe prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit dhe komunikimit rajonal, me qëllim që të merren masa të koordinuara për parandalimin, mbrojtjen dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve.

Do të shkëmbehen përvojat nga puna e shërbimeve kompetente veterinare në rajon dhe do të zgjidhet bashkëkryesuesi i ri për gjashtë muajt e ardhshëm.

Related posts

Prindërit kundër sindikatës së arsimit dhe vazhdimit të grevës

e-max

Shaqiri: Progresi i përshpejtuar i vendit, varet nga harmonizimi i arsimit me tregun e punës

e-max

Emigrantë janë gjetur në Strumicë, lypnin në oborrin e shkollës

e-max