GazetaMax
Lajme

Forumi Maqedoni e Veriut- Gjermani: “Ekonomia evropiane nën stres pas pushtimit rus në Ukrainë”

Shkup, 2 nëntor – Forumi Maqedoni e Veriut – Gjermani në temë “Ekonomia evropiane nën stres pas pushtimit rus në Ukrainë” do të mbahet sot në Shkup në organizim të fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për Demokraci.

Në forum do të flasin përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenauer në vend Daniell Braun, ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn, Diter Althaus nënkryetar i “Magna Evropë”, Patrik Martens drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri dhe Zoran Neçev, Institutin e Demokracisë “Societas civilis”.

Në kuadër të forumit do të mbahet edhe panel diskutim në të cilin, sipas organizatorëve, është i ftuar edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Dikasteret Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi.

Related posts

Nikollovski: Liderët e “Ballkanit të Hapur” rikonfirmojnë përkushtimin për hapjen e kufijve, bashkëpunimit dhe mbështetjet reciproke tashmë po japin rezultate

Gazeta Max

Komuna e Bogovinës njofton për dezinsektimin e mushkonjave

Gazeta Max

Ndërpritet prurja e ujit nga ujësjellësi i ri në Tetovë, uji mund të pihet

Gazeta Max