GazetaMax
Lajme

Francë, gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut, kishte rënë nga kati i 22-të i hotelit

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, 58-vjeçari Nkosinathi Emmanuel Mthethwa, u gjet i vdekur pasi ra nga kati i 22-të i hotelit Hayat në Paris.

Gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur dje pasdite pasi mori një mesazh shqetësues prej tij, sipas mediave franceze.

Burime policore raportojnë se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij në hotelin në fjalë ishte thyer dhe se ambasadori ishte gjetur pa shenja jete.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e ambasadorit.

Related posts

Berisha i vendosur: Nuk iki…

Gazeta Max

Pendarovski: Ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun

Gazeta Max

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazeta Max