GazetaMax
Ballina

Fronti Europian në Butel, Grubi: U bashkuam për Europë

Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit.

Në një atmosferë impozante dhe në prezencë të anëtareve, aktivistëve, simpatizantëve të partive nga Fronti Europian para një numri të madh qytetarësh të Butelit, eksponentë dhe zyrtar të lartë të partive të koalicionit europian folën për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta dhe rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit gjeostrategjik të vendit drejt BE.

Të pranishëm në hapje ishin zëvendës kryeministri Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, kandidatët për deputetë Sadulla Duraku, Elmi Aziri, Skender Rexhepi – Zejd, Dijana Toska, etj.

Grubi foli për rëndësinë e krijimit të “Frontit Europian” dhe zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare në raport me orientimin strategjik të vendit drejt SHBA dhe BE.

“Jemi bë bashkë të gjitha partitë politike, progresive për ta fituar komunën e Butelit. Zgjedhjet e 24 prillit dhe ato të 8 majit, nuk janë vetëm se zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, por janë zgjedhe të cilat do ti përcaktojnë edhe zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në këto zgjedhje kemi ballafaqim konceptesh, e bardha me të zezën, e mira me të keqen, sevapi me haramin, Amerika me Rusinë, e ju zgjidhni në cilën anë jeni. A jeni në anën e të zezë, haramit dhe Rusisë, apo jeni në anën e të mirës, të bardhë, Amerikës dhe sevapit”, tha zëvendëskryeministri Grubi para të pranishmëve.

Ai potencoi se është dashur 22 vjet për tu bërë bashkë shqiptarët mes veti, mandej edhe me të tjerët – romët, boshnjakët, turqit, dhe pse jo, nesër të bashkëngjitet edhe ndonjë parti maqedonase në Frontin Europian.

“Këtu janë forcat progresive të cilat e bënë ndryshimin e madh në vitin 2001 nëpërmjet të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve Kushtetuese. 22 vjet përpjekje për tu bërë bashkë dhe për ta bërë këtë ndryshimin e duhur. Në këto 22 vite përpjekje në ndërtimin e këtij Fronti Europian, ka shumë mund, shumë sakrifica por edhe shumë pengesa. Ne jemi bë bashkë për ti bërë bashkë shqiptarët dhe të tjerët, për ta çuar këtë vend në Bashkimin Europian. Ato derivatet e Basriut, Elmiut, Zejdit, Sadullahut, dhe një derivat tjetër janë bë bashkë për ta mposhtur kujtesën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të arriturat e marrëveshjes së Ohrit. Ai keni dëgjuat në ndonjë fjalim të vetëm duke folur për shkollë, për çerdhe, për spital, për rrugë, për investime kapitale, për zhvillim ekonomik, për hapje të vendeve të reja të punës asnjë të vetëm, Çdo fjalim kryekëput e kanë ta rrëzojmë Ali Ahmetin, ta rrëzojmë BDI-në, ta rrëzojmë Frontin Eurpian dhe ta marrim pushtetin për VMRO DPMNE-n. E kjo nuk bëhet vëllezër!”, theksoi Grubi.

Sadulla Duraku në fjalën e tij foli për rëndësinë e verdiktit të popullit.

“E nderuara rini, të kesh atdhedashuri është shumë lehtë, duhet të ecish vetëm në rrugë të drejt. Atdhedashuri është të kesh arsim cilësor, ekonomi te zhvilluar, te punosh me nder dhe ndershmëri, të fitosh në zgjedhje dhe të marrish verdiktin e popullit dhe të ruash si sytë e ballit. Andaj, këto synime për tu realizuar, mund të realizohen vetëm me frontin europian. Të nderuar qytetarë, tani e keni rasti të tregoni një atdhedashuri edhe ju duke votuar presidentin Bujar Osmani me 24 prill dhe me 8 maj – Frontin Europian”, u shpreh Duraku.

Elmi Aziri tha se Maqedonia e Veriut është vend në të cilin vazhdimisht paraqiten kriza latente, kriza të fshehura, zakonisht këto kriza dalin në sipërfaqe para cikleve zgjedhore.

“Çka në të vërtet po ndodh? Në Maqedoninë e Veriut i kemi dy tendenca kryesore – njëra është tendenca europiane të cilën e përfaqësojmë ne, dhe tjetra është tendenca anti-evropiane e cila sado që është e softisikuar megjithatë nxjerrë në sipërfaqe këto tendenca”, vlerësoi Aziri.

Arbër Ademi tha se është thellësisht i bindur se ky organizim, ky mobilizim i mirë i Frontit Europian do të shënoj një rezultat i cili do të jetë tejet i rëndësishëm.

“Buteli – përbën një pikë strategjike për të gjithë ne. Sytë e të gjithë neve janë të fokusuar edhe në Butel edhe në Çashkë. Në Çashkë ju e dini se me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët janë mbi 50%, edhe në Butel jemi afër për të marrë qeverisjen e pushtetit lokal këtu. Prandaj, këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, janë një test i veçantë për të parë kondicionin tonë koalicionues si forca progresive europiane, për të bërë dallimin, për të bërë ndryshimin në vitin 2025, dhe për tu qeverisur Buteli nga ne, ashtu siç dimë më së miri të qeverisim. Shumë seriozisht dhe të mobilizuar maksimalisht të angazhohemi që të bëjmë hapin e radhës, ta ngremë në nivel tjetër veprimin dhe organizimin tonë politik me një rezultat i cili do të jetë konfirmim për ndryshimin i cili duhet të pasojë në zgjedhjet lokale”, nënvizoi Ademi,

Dijana Toska tha se Fronti Europian është një bashkësi për të ardhmen e vendit tonë.

“Zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit dhe kjo na sjell në një situatë që duhet të mendohemi për të mirën e të rinjve, për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Të gjithë së bashku të vendosim vulën e fitores së madhe duke mbështetur fuqishëm kandidatin tonë për president, duke dal masovikisht në ditën e zgjedhjeve duke rrethuar numrin 4 për Dr.Bujar Osmani”.

Skender Rexhepi –Zejd tha se shtylla kryesore për një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik që do të nxisë rikthimin e të rinjve tek vendlindja e tyre është koalicioni europian.

“Programi zgjedhor i Frontit Europian fokusohet drejt synimeve euroatlantike. Do të dëshmoje se megjithatë kemi sjell një vendim historik dhe për hatër të opozitës ne nuk mund të kthehemi në ligën e tretë dhe të mbetemi atje lartë ku e meritojmë drejt fitoreve tona me 24 prill dhe 8 maj”.

Shefi i Shtabit zgjedhor Visar Duraku tha se në Butel gjithmonë kemi dalë fitues falë politikave të mirëfillta të liderit Ali Ahmeti.

“Me konsolidimin e degës, përgjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar takime gati të përditshme, me këshillat vendor, qytetarë, familjar dhe shumë aktivistë te të cilët vërehet një dëshirë e flaktë për të vepruar, duke përfshirë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë ngjallur interesim të jashtëzakonshëm për të kontribuar gjatë kësaj fushate të cilën urojmë që ta zhvillojmë në mënyrë më dinjitoze”, tha Duraku.

Related posts

Anketa e IRI-t: Grubi ministri shqiptar më i miri

Gazetamax.mk

Arsovska – Altaj: Nënshkruhet marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja

Gazetamax.mk

Viktorija Nuland takon Petkov dhe Osmanin

Gazetamax.mk