GazetaMax
Lajme

Fronti Europian shkëlqen në Dibër

Në një atmosferë briliante Fronti Europian hapi shtabin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qytetin e Dibrës. Të pranishëm ishin kandidatët për deputetë të zonës së V-të zgjedhore Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski.

Ziadin Sela në fjalën e tij tha se Fronti Europian do të jetë fitues apsolut në këto zgjedhje dhe në këtë frymë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkojmë Dibrën.

“Nëpërmjet Frontit Europian i’a kemi mësyer kufirit dhe Dibrën do e bëjmë bashkë në Bashkimin Europian. Fronti Europian betejën politike nuk e ka me opozitën shqiptare, por me VMRO-DPMNE-në sepse ata nuk i duan ndryshimet kushtetuese”, tha Sela.

Musa Xhaferi potencoi se opozita shqiptare nuk ka kapacitet që të shtyjë procese të mëdha.

“BDI pastaj ASH si dy parti që kishin më shumë mandate dëshmuan se kanë vullnet politik, për të krijuar Frontin Europian një front i nevojshëm për t’i bërë një shtytje vendit drejt BE-së.  Ne si front, jemi treguar solidar duke i kyçur edhe partitë e komuniteteve tjera që të gjithë së bashku të jemi pjesë e BE-së”, tha Xhaferi.

Arbana Pasholli shtoi se Fronti Europian nuk është vetëm bashkimi i partive politike por është frymë dhe standard që promovon bashkëjetesën.

“Fronti Europian nuk është vetëm bashkimi i partive politike por është frymë, është standard që promovon bashkëjetesën dhe kjo dëshmon që kemi lënë të shkuarën dhe shikojmë të ardhmen dhe e ardhmja jonë është në BE”, vlerësoi Pasholli.

Ndërkaq, koordinatori i Zonës së V-të Kreshnik Bekteshi tha se gara e Frontit Europian është garë me forcat destruktive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe nuk është garë mes Frontit Europian dhe opozitës shqiptare.

Related posts

Petkov: Marrëdhëniet Sofje-Shkup mos të shihen nga perspektiva e një incidenti

Gazetamax.mk

BDI: Refuzimi i rritjes së rrogës së arsimtarëve prej 2.500 denarë është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

Gazetamax.mk

Kërcënimet për bomba janë bërë përditshmëri, a është shteti i paaftë të ndalojë këto “kërcënime”?

Gazetamax.mk