GazetaMax
Lajme

FSE 2022: Nevojitet një transformim urgjent social dhe ekologjik i vendeve të rajonit

Shkup, 22 nëntor – Jetojmë në një kohë kontradiktash. Nga njëra anë, ne kemi nevojë për zgjidhje globale, dhe në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë se strukturat dhe institucionet që na duhen për të arritur zgjidhje globale janë dobësuar. Ne kemi nevojë për konkluzione dhe vendime globale ligjërisht të detyrueshme për transformimin socio-ekologjik, theksoi kryetari i Fondacionit Fridrih Ebert dhe ish kryetar i Parlamentit Evropian, Martin Shulc në Forumin e dytë Socio-Ekologjik (FSE).

Shulc theksoi rëndësinë dhe nevojën urgjente për transformimin social dhe ekologjik të vendeve të rajonit, duke theksuar mundësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane në zbatimin e politikave mjedisore, me qëllim tejkalimin më efektiv të sfidave në kuadër të agjendës së gjelbër.

Ai beson se kjo është arsyeja pse vendet po i drejtohen zgjidhjeve kombëtare, gjë që çon në një situatë heterogjene.

Ai iu referua edhe integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe theksoi se Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se Evropa nuk është vetëm e shteteve anëtare të BE-së.

“BE-ja ka mjete të mëdha dhe nuk duhet të jetë problem ndarja e mjeteve për vendet veçanërisht të prekura nga kjo situatë. Ju duhet t’u flisni me zë të lartë shteteve anëtare të BE-së se nuk mund dhe nuk duhet të ketë standarde të dyfishta. Mund të them se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet, veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës”, tha Shulc.

Në fjalimin e tij në tubim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se çdo krizë kërkon bashkëpunim.

“Kapërcimi i problemeve komplekse kërkon ndërtimin e aleancave të forta për të ndërtuar shoqëri elastike në Evropë dhe më gjerë. Besoj se kriza energjetike mund të tejkalohet vetëm nëse kërkojmë zgjidhje për rajonin, e jo vetëm për ne, si zgjidhje individuale”, theksoi Kurti.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke hedhur baza të reja për sektorin e ardhshëm të energjisë në mënyrë që të sigurojë energji të pastër, efikasitet energjetik, pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe mbështetje për grupet e cenueshme.

“Nëse flasim për bashkëpunim të fuqishëm rajonal, Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saj sipas marrëveshjes për komunitetin e energjisë dhe të krijojë një treg të lirë dhe konkurrues të energjisë elektrike. Ne po punojmë gjithashtu për integrimin e tregjeve, integrimi me tregun shqiptar të energjisë është veçanërisht i rëndësishëm për ne. Ne jemi të gjithë në procesin e tranzicionit dhe transformimit të energjisë, vetëm duhet të sigurojmë një tranzicion të pandërprerë, por të sigurojmë një tranzicion të drejtë. Ne duhet të kemi një politikë energjetike që do të sigurojë energji që qytetarët mund ta përballojnë. Deri në vitin 2031 do të ndërtojmë 14 mijë megavat kapacitete të fuqishme diellore. Duhet të rriten investimet në amvisëri me efikasitet energjetik dhe sisteme efikase të ngrohjes”, tha Kurti.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde theksoi kohezionin social si një komponent kyç në krijimin e një kuadri social që do të garantojë gjithëpërfshirjen në shoqëritë ku kriza ekonomiko-energjetike prek më shumë grupet e cenueshme sociale. Ajo theksoi se çështjet e mjedisit dhe sigurisë vazhdimisht kanë rritur interesin.

Ajo thekson se tranzicioni duhet të garantojë një vend për qytetarët në tregun e punës dhe prej andej një tranzicion i drejtë duhet të ketë parasysh edhe aftësitë e reja që duhen ofruar për të gjetur vende të reja pune, duke pasur parasysh faktin se shumë do të humbasin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri theksoi se ajo që po bën Shqipëria nuk ndryshon nga sfidat e vendeve të tjera.

“Shqipëria varej vetëm nga një burim, hidrocentrali, i cili është një cenueshmëri në këto kohë krize – theksoi rëndësinë e nevojës për burime të shumta energjie. Politika kryesore e të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës duhet të jetë kombinimi i atyre burimeve të ndryshme, të cilat do t’i bëjnë ato konkurruese në tregun e energjisë”, tha Gjiknuri.

Related posts

Lëshohet në përdorim 110 kV largpërçues “TS Shtip-TS Ovçe Pole”

Gazetamax.mk

Sali: Ligji i ri për shëndetësi nuk do t’i detyrojë qytetarët të vaksinohen por…

Gazetamax.mk

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

Gazetamax.mk