GazetaMax
Lajme

Fshati i djemve dhe vajzave të UÇK, nga Dobruna në Goden

Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht ,por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë, do të deklaronte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me rastin e hapjes së rrugës Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Këtu ishte dikur një bazë e ushtrisë jugosllave, në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, rreth 2 kilometra larg nga fshati Dobrunë në Shqipëri dhe 1 kilometër larg fshatit Goden i Gjakovës, në Kosovë. Kjo bazë u bombardua nga NATO në 1999. Qindra kilometra larg kryeqytetit, dhe dhjetëra kilometra nga Kukësi, fshati Dobrunë ndodhet në kufi me Kosovën, në Bashkinë e Hasit.

Fshati Dobrunë i Shqipërisë dhe fshati Goden i Kosovës dikur kanë qenë pothuajse të ndaluara për shqiptarët Kosovës dhe Shqipërisë. Kufiri I bie mes përmes një lagjeje të Dobrunës që quhet Zylfajt. Banorët e Dobrunës dhe Godenit i kanë edhe tokat këtej e andej kufirit.

Godeni e ka vuajtur shumë luftën. Vetëm në një ditë, në 25 prill 1999 në oborrin e shkollës u masakruan 22 burra të fshatit, prej të cilëve 4 mësues. Banorët e tjerë në mbrëmjen e asaj ditë kaluan kufirin dhe u strehuan në Krumë. Por kufiri nuk ekziston më si i tillë. Banorët kalojnë lirshëm nga njëra anë në tjetrën dhe trau i hekurt që vriste, nuk është më./abcnews.al

Related posts

Fatura të rrymës në këste, ngrohje me dru, duhet gjetur mënyra për mësim por asesi online për nxënësit

Gazeta Max

Trajnohen vullnetarë për mbrojtje të malit Sharr nga zjarret

Gazeta Max

Grubi: Për Alternativën dhe Besën dera e Qeverisë mbetet e hapur, VMRO-ja po izolohet

Gazeta Max