GazetaMax
Lajme

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Shkup, 19 Qershor – Dyerve të ambulancës së fshatit Sfillare e Poshtme u është vënë dryni.

-Gjendemi pranë ambulancës Sfillare të Poshtme e cila ka gjashtë muaj që është e mbyllur dhe kjo ndodhi për shkak që mjekja e cila ishte në detyrë ndërroi jetë.

Исчистете ги крвните садови и регулирајте го крвниот притисок со природни капки кои потрошиле милијарди долари
Banorët ankohen që tani kanë mbetur pa mjeke amë, e si zgjidhje e vetme për kontrolle u ka mbetur të shkojnë në fshatrat përreth, gjë që jo çdoherë është e lehtë sepse u mungon transporti.

-Vdiq mjekja dhe nuk ka ardhur as një mjek.

Ku i bëni kontrollet mjekësore?

-Kontrollimet mjekësore i bëjmë në Saraj, Gjorçe, Kondovë.

A e kanë të vështirë t’iu pranojnë?

-Disa mjek nuk na pranojnë dhe kemi ngelur askund.

-Problem është shumë sepse jemi me pleq, jemi me njerëz të sëmurë, ka njerëz që nuk mund të lëvizin e thërrasim mjekun të vijë për pacientët, nuk dimë as ne çfarë të bëjmë rrugëdalje tjetër nuk ka.

Banorët pohojnë se kanë kërkuar zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Për këtë problematikë, TV21 pyeti drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Besim Kokën, i cili thotë se së shpejti do shpallin konkurs.

“Pasi që ka ndërruar jetë doktoresha në fshatin Sfillare, pas procedurave për mbylljen e koncesionit e kemi kaluar në bordin drejtues dhe e kemi dërguar në Ministri të Shëndetësisë. Të hënën e shpallim konkursin në Gazetën Zyrtare dhe brenda një muaji do të mbarojë procedura për koncesion të ri”, deklaroi Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

Deri para gjysmë viti, kjo ambulancë ka punuar me një staf infermierësh për të kryer nevojat bazë shëndetësore të pacientëve.

Related posts

Osmani: Kryesimi me OSBE-në është privilegj të tregohet pasqyra jonë e vërtetë para botës

Gazetamax.mk

“Rezistenca studentore” paralajmëroi protestë të re, kërkon përmbushjen e të gjitha kërkesave

Gazetamax.mk

Kriza thelloi varfërinë në shumë familje

Gazetamax.mk