GazetaMax
Sport

Fulham i shkakton humbjen e dytë Liverpoolit, ndalet Chelsea

Me qetësinë që i fal diferenca e madhe që ka në krye të renditjes, Liverpooli i lejon vetes humbjen e dytë sezonale në Premier League, kundër Fulham. Dueli i luajtur sot u fitua nga vendasit në shifrat 3-2.

Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. 8 minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon.

Në minutën e 31-të, Alex Iëobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. 5 minuta më pas ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Liverpooli provoi të reagonte në pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat me Luis Diaz. Gjithsesi koha nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Brentfordit. Londinezët mbeten në vendin e katërt me 53 pikë, por City mund ta kalojë nëse mund sot United. Tottenham ndërkohë fitoi 2-1 ndaj Southampton. Brennan Johnson shënoi të dy golat.

Related posts

Mexhiti: Është koha që BDI të pajtohet me faktin se janë në opozitë!

Gazeta Max

Do ketë edhe shportë të vitit të ri me mbi 600 produkte, publikohet javën tjetër

Gazeta Max

Komuna e Sarajit: Ministria e Mjedisit të zhbllokojë projektin për “Lumin e Thatë” në Semenishtë!

Gazeta Max