GazetaMax
Sport

Kategoria Superiore/ Bylis triumfon ndaj Vllaznisë, Skënderbeu mund Laçin

Gara për mbijetesë sa vjen dhe bëhet më interesante në Kategorinë Superiore. Bylis mori një fitore jetike, pasi mposhti minimalisht 1-0 në shtëpi Vllazninë. Ballshiotët iu falën golit të shënuar nga Victor Da Silva, për të marrë 3 pikë të arta.

Shkodranët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 24-t, pasi Melos Bajrami u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë sukses, Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia duket në një krizë rezultatesh dhe mban vendin e tretë me 52 pikë.

Fitore Skënderbeu triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Laçit, në një “finale” për mbijetesën. Dopieta e shënuar nga sulmuesi Bismark, i dha triumfin juglindorëve, ndërsa për kurbinasit, golin e vetëm e shënoi William Cordeiro Melo. Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Laçi zbret i parafundit me 33 pikë.

Related posts

11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”

Gazeta Max

Aleanca për Shqiptarët: Ziadin, Ti zgjodhe Artanin – tani çdo gjë është vonë!

Gazeta Max

Emri Dua në dy vitet e fundit është vendosur më së shpeshti te shqiptarët që u ka lindur vajzë

Gazeta Max