GazetaMax
Lajme

Galeria Nacionale merr çmimin MUZEU I VITIT

Galeria Nacionale si pjesë e rrjetit global të muzeve dhe galerive që e shënojnë 18 majin – Ditën Ndërkombëtare të Muzeve i bashkohet kremtimit të kësaj ngjarje me një lajm të mirë!

Fillimisht ju njoftojmë se hyrja në të gjitha objektet është falas brenda orarit të punës nga ora 10 deri më orën 18.

Lajmi i parë që duam të ndajmë është se më 17 maj 2023 MNK ICOM dha dy çmime muzeore të rëndësishme Galerisë Nacionale për vitin 2022.

Çmimi i parë i dhënë nga MNK ICOM për Galerinë Nacionale është çmimi MUZEU I VITIT, si rezultat të programit muzeor-galerik të pasur dhe cilësor të Galerisë gjatë vitit 2022. Vlerësimet janë për dukshmërinë dhe njohjen e jashtëzakonshme; inkluzivitetin; punës me tema me rëndësi të veçantë për shoqërinë: mirëqenia, ndryshimet klimatike, mjedisi, qëndrueshmëria. Projektet që janë arsye për dhënien e këtij çmimi, të realizuara në vitin e fundit janë: Prezantimi nacional në Bienalen e 59-të të Venecias – “Përvoja e peizazhit” nga autorët Monika Moteska dhe Robert Jankulloski, më pas ekspozita retrospektive e Dimitar Kondovskit, ekspozita e Ivanço Talevskit: “Prerje: Dama me nëntë gurë”, prezantimi i artistit multimedial të njohur ndërkombëtarisht Driant Zeneli me “Trilogjinë e tij: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, “Portreti në fokus nga Ilija Axhievski”, Ekspozita retrospektive e Teofil Shulajkovski-Tofe, 30 vjet punë nga Nehat Beqiri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar që përfaqëson grupin artistic bullgar – XXL.

Çmimin e dytë, me të cilin jemi krenarë, MNK ICOM ia dha kuratores Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale, për PUNËTORIN E MUZEUT TË VITIT. Çmimi është rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të saj në veprimtarinë muze-galerike!

Related posts

Në tre pika në Shkup mund të nënshkruhen kontrata të reja për ngrohje qendrore

Gazetamax.mk

Myftinia e Shkupit hap konkurs “Netët Kulturore Islame” (Foto)

Gazetamax.mk

Fronti Europian nga Qendër Zhupa: Do të jemi çelësi për formimin e Qeverisë

Gazetamax.mk