GazetaMax
Lajme

Gashi mirëpret në takim kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca

Në vazhdën e takimeve të kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në takim atë e mirëpriti edhe kryetari i Alternativës, pjesë e shumicës parlamentare, Afrim Gashi, informon Zhurnal.

Siç njofton Gashi, Konjufca është mik i tij i hershëm ndërsa gjatë takimit është diskutuar për marrdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve por edhe për hallet e përbashkëta kombëtare e shtetërore.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk janë vetëm dy vende miqësore fqinje, por edhe dy shtete që kanë aspirata të përbashkëta euroatlantike dhe kjo është rruga në të cilën ato e ndihmojnë dhe e mbështesin njëra-tjetrën. Në këtë aspekt, ne jemi mbështetësit e Republikës së Kosovës në këtë rrugë, ndërsa unë personalisht – edhe si kosovar me origjinë, por edhe si kryesues i grupit deputetëve të miqësisë mes dy kuvendeve – u zotova se do të jem zëdhënës në forcimin e kësaj miqësie dhe avancimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e Gashit./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/AfrimGashiAlternAtivA/posts/pfbid0ovaeJwxYuqgu76YK19sxZKjCcpNdyGzVk3FVJKZvkvxdDqkBkRvQFY8BBaR9sJEsl

Related posts

Osmani: Në vitin 2023 sfidë kryesimi me OSBE, të bashkohemi kundër ndarjeve

Gazeta Max

Valdet Xhaferi dhe Talat Xhaferi “ndezin motorrët” në Gostivar

Gazeta Max

Komisioni për zgjedhje dhe emërime diskuton për propozimet për gjykatës kushtetues

Gazeta Max