GazetaMax
Lajme

Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev, me të cilin filloj vizita ime zyrtare në Baku, Azerbajxhan. Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar. Shpreha mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksova se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm. U shpreha i bindur se vizita ime në Baku do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të hapë rrugë për nisma të reja që forcojnë këto lidhje”, ka shkruar Gashi.

Related posts

Shqiptarët e lagjes Butel 1 përkrahin Kostovskin: “Nuk na ndau kurrë sipas përkatësisë etnike!”

Gazeta Max

Petrovska dhe sindikatat e mbrojtjes harmonizuan ndryshimet për Ligjin për shërbim në Armatë

Gazeta Max

“Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësit e zjarrit në spitalin modular lëvizin lirshëm

Gazeta Max