Blogerja e njohur dhe ish banorja e Big Brother Albania, Genta Gjalpi është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzuar të ardhjes në jetë të djalit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Genta gjendet krah bashkëshortit, Arbrit dhe vogëlushit të sapolindur, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar.
Djali ka ardhur në jetë më 6 dhjetor dhe quhet Joan.
Në një intervistë në programin “Rudina” në Tv Klan, të zhvilluar në shtator, Genta ndau emocionet e pritjes së ëmbël.
Ajo zbuloi se e kishin gjetur emrin: “Ishte shumë spontan dhe shumë i thjeshtë. Është emri i një shenjtori. Ramë të dy dakord.”
Lajmin e shtatzënisë e mori në një moment delikat për të kur kishte humbur gjyshërit dhe në ëndërr, gjyshi i thoshte se do të bënte djalë.
Blogerja shprehu dëshirën edhe për një dasmë, të cilën e ka planifikuar pas lindjes së djalit.
“Një dasmë do ta bëj se s’bën, e kam pasur ëndërr dhe vdes të bëj një aheng në fshat”, tha ajo e entuziazmuar.

