GazetaMax
Maqedoni

Georgievski: Nuk pres asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme

12

Ish-kryeministri dhe lider aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë. Georgievski shkurt tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.

“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.

Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.

Sipas Mickoskit, në BE është një ekip i ri që dalëngadalë po i njehë problemet, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të luftojë sepse Maqedonia ka të drejtë dhe duhet të zbulohet e vërteta e vërtetë./

Related posts

Spasovski: Me bashkimin e Shërbimeve të Inteligjencës, po i kthehemi kohës së regjimit

Gazetamax.mk

Incidenti me flamurin, Toshkovski: Nuk do të lejojë veprime të tilla të nxisin tensione ndëretnike

Gazetamax.mk

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski nis asfaltimin e njërës nga rrugët më të mëdha në Vizbeg

Gazetamax.mk