GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Bashkëpunimi ndërisntitucional është kyç për sistem efikas të jurisprudencës

Shkup, 23 janar – Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, sot realizoi takim pune koordinues me përfaqësuesit e institucioneve kompetente për zbatimin e hetimit financiar dhe konfiskimit të pronës, në të cilin do të bisedohet për nevojën e një koordinimi më të mirë të ndërsjelltë me qëllim që të rritet efikasiteti në pjesën e konfiskimit të pronës së përfituar në mënyrë ilegale.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i saj, morën pjesë përfaqësues nga Gjykata supreme, Këshilli i prokurorëve publik, Këshilli gjyqësor, nga Gjykata themelore penale, Gjykata e Apelit, Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar, Drejtoria e doganave, zyra për kthim të pronës, Drejtoria për polici financiare, Regjistri qendror, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Agjencia për kadastër të patundshmërive, Drejtoria për zbulim financiar, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, si dhe nga Prokuroria shtetërore.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se çdo vendim i sistemit të jurisprudencës, por edhe i institucioneve të tjera kompetente për përballje me korrupsionin është nën thjerrëz të opinionit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Prandaj, shtoi ajo, të gjithë bartësit e vendimeve kanë përgjegjësi dhe duhet të punojnë në përforcimin e efikasitetit të institucioneve kompetente.

“Nuk duhet të ndodhë për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm mes institucioneve dhe mospërditësimit, të shkojnë ngadalë procedurat. Që ta kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin e jurisprudencës, nuk guxojmë të lejojmë anashkalimin e ligjeve, nuk guxon të ketë lëndë ‘të ngecura në sirtar’, ndërsa me atë rast të mos ketë përgjegjësi për atë dhe sanksione adekuate”, potencoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Të pranishmit u dakorduan se të gjitha institucionet në pjesën e kompetencave të veta duhet të bartin përgjegjësi nëse ka mosveprim apo veprim në kohën jo të duhur.

Njëkohësisht u cek se duhet të punohet në avancimin e transparencës së institucioneve edhe në sistemin e jurisprudencës.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të kemi institucione të fuqishme dhe transparente përmes avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë, përforcimit të kapaciteteve, profesionalitetit, integritetit, përgjegjësisë. Ato janë prioritetet për të cilat secili duhet të punojë. Vetëm në atë mënyrë, me punë profesionale dhe përgjegjëse, do ta përforcojmë besimin e qytetarëve në sistemin e jurisprudencës”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Në tkaim u definuan aktivitetet e ardhshme dhe konkrete, si dhe dinamika e realizimit të tyre me çka do të mundësohet koordinim më i mirë i institucioneve.

Related posts

Enuzi: NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë kujdeset për pastërtinë e Urës së Gurit në Shkup

Gazetamax.mk

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazetamax.mk

“Sofra e Iftarit”, tradita që vazhdon tashmë 10 vite në Çarshinë e Shkupit

Gazetamax.mk