GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Duhet të gjithë së bashku të punojmë në barazinë gjinore

Shkup, 17 qershor – Avancim të udhëheqësisë qytetare dhe politike të grave dhe përforcim të rolit të grave në procesin e ndërtimit të besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, ishin temat e panelit të sotëm “Samiti për demokraci: Rëndësia e grave në procesin e qeverisjes”, në Forumin e Prespës për dialog, në të cilin mori pjesë zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.

Në këtë panel-diskutim, pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe mendime, të diskutojnë për atë si pjesëmarrja e grave në procesin e qeverisjes të bëhet prioritet kulmor i agjendave qeveritare.

Në kuadër të panelit, zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se barazia gjinore dhe përforcimi i rolit të grave është çështje e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Por shkelja e stereotipave është shumë e vështirë dhe ky është proces që zgjatë. Jo vetëm lidhur me gratë, por edhe lidhur me personat e rritur, të personave me aftësi të kufizuara.

“Tërë jetën time aspak nuk dua të flas për barazinë gjinore vetëm midis grave, sepse fuqishëm besoj se kjo është çështje për tërë shoqërinë dhe prandaj duhet të të gjithë të flasim. Krenohem që ne ishim të parët të cilët ia dolëm në vitin 2002, së bashku me gratë e partive tjera politike në këtë kojë të kontribuojmë ndaj nënshkrimit të deklaratës së parë për gratë në politikë, që u nënshkrua nga të gjithë liderët e partive politike. Vendosja e kuotave gjinore për gratë në politikë, si mjet për diskriminim pozitiv, solli deri në përfaqësim më të madh të grave në listat e deputetëve dhe në dhomën ligjvënëse. Të përkujtoj në deklaratën e Margaret Taçer e cila tha se nëse dëshiron diçka të thuhet, pyete një burrë, ndërsa nëse dëshiron diçka të bëhet, atëherë pyete një grua”, thekson Gërkovska.

Në sesionin, si mysafirë special, fjalime patën presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe nënsekretarja e përgjithshme e KB-së për çështje politike dhe operacione paqësore Rozmari Di Karlo, ndërsa në panel morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz, Katrina Fotovat, Robert Benxhamin, Albert Hani dhe Fatmire Isaki, zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Related posts

Largohet nga puna zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, kontrabandoi gjëra të palejueshme

Gazetamax.mk

Gashi: Garantojmë se çdo ministër, drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve

Gazetamax.mk

Mbërrin në Durrës ‘Mv Eddystone’: Mbështetje për misionet e NATO në Ballkan

Gazetamax.mk