GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Transparenca është një parakusht i rëndësishëm për zhvillim dhe qeverisje të mirë

Shkup, 13 shtator – Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot u drejtua në një ngjarje onlajn me temë “Sa janë të hapura institucionet në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, në të cilin u promovua vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Transparencës, sipas matjes për vitin 2021.

Në fjalimin e saj zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç kumtoi kabineti i saj, e theksoi rëndësinë e transparencës si parakusht për zhvillim dhe qeverisje të mirë. Theksoi se në vitet e fundit, Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ngritjen e transparencës fiskale, por edhe në përgjithësi për transparencën në tërësi, ndërsa kjo njohur edhe nga organizatat civile, të cilat e kanë renditur Qeverinë në vendin e parë sipas transparencës aktive, por edhe nga Departamenti i Shtetit, ku sipas Raportit të Transparencës Fiskale për vitin 2022, numërohemi ndër vendet të cilat i plotësojnë kriteret e tyre për transparencë fiskale.

“Transparenca është një faktor i rëndësishëm në implementimin e politikave të suksesshme kundër korrupsionit. U mundëson qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të mediave më lehtë, më shpejtë të marrin informacione për punën e institucioneve, ndërsa me këtë edhe të kryejnë kontroll mbi punën e tyre. Kjo veçanërisht vlen kur është fjala për shpenzimin e mjeteve publike dhe shfrytëzimin e resurseve shtetërore, si dhe për punën e përgjithshme”, theksoi Grkovska.

Para të pranishmëve në konferencë Gërkovska theksoi se përparim i madh është shënuar në pjesën e transparencës jo vetëm në Qeveri, por edhe në institucione. Transparencën sivjet e kanë përmirësuar madje 81 për qind e institucioneve.

Lidhur me transparencën fiskale dhe furnizimet publike, zëvendëskryeministrja Gërkovska informoi se të gjitha institucionet janë të obligueshme të krijojnë një skedë të veçantë në ueb faqet e tyre dhe t’i publikojnë të gjitha të dhënat, nga shpalljet, e deri te marrëveshjet e lidhura dhe të realizuara.

Related posts

Petrushevski: Vendi nuk mund të “pastrohet” nga korrupsioni i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM

Gazetamax.mk

Profesorët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

Gazetamax.mk

Poroshenko fton Biden në Ukrainë: Eja këtu dhe shiko çfarë po ndodh

Gazetamax.mk