GazetaMax
Lajme

Gir: Për inkuadrim në BE, Qeveria duhet të jetë e vendosur për të vazhduar me reformat

Shkup, 28 shtator – Për inkuadrim në BE nevojiten institucione profesionale që bazohen në merita dhe jo në interesa partiake. Kështu shprehet euroambasadori Dejvid Gir në një deklaratë për Makfax, informon zhurnal.

Duke potencuar se gjithë procesi për anëtarësim në BE është plot sfida, Gir tha se negociatat shkojë dorë pas dore me reformat të cilat janë të patjetërsueshme për vendin.

“Me rëndësi është të ketë ligje dhe zbatimin e tyre sepse ato janë të parëndësishme nëse nuk zbatohen. Për këtë qëllim duhet të keni dhe institucione përkatëse të cilat janë profesionale dhe bazohen në merita, dhe jo në interesa partiake”, thotë euroambasadori.

Ajo që është e nevojshme, shton Gir, është vendosmëria e Qeverisë të vazhdojë me reformat, por gjithashtu nevojitet edhe bashkëpunim me të gjithë aktorët politik – mes pushtetit dhe opozitës.

“Diskutimet që i dëgjuam në qershor dhe korrik ishin të dhimbshme, njerëzit ishin të frustruar dhe të dëshpëruar. Gjithsesi se kishim edhe disa që e shfrytëzuan këtë çështje për qëllime personale politike, por pa dyshim ka edhe të tillë që brengosen. Rruga për në BE nuk nënkupton humbjen e identitetit. Konsideroj se ky vend duhet të jetë i bindur se gjuha dhe identiteti do të jenë pjesë e procesit dhe do të jenë të mbrojtura. Sa i përket reformave, me këtë e bëni shtetin tuaj më të fuqishëm dhe më stabil, më me prosperitet dhe më demokratik. Të gjitha këto elemente do ta bëjnë vendin më të fuqishëm”, thotë Gir./Zhurnal.mk

Related posts

Inspektorët në terren për çmimin e bukës, ligji parashikon dënime nga 800 deri në 10 mijë euro

Gazetamax.mk

Taravari prezanton prurje të reja në ASH

Gazetamax.mk

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Gazetamax.mk