GazetaMax
Lajme

Gjashtë punonjës të Qeverisë qëndruan në Sofje si gazetarë me harxhime të shtetit, zbulon VMRO-DPMNE

Shkup, 23 maj – VMRO-DPMNE sot ka zbuluar një “skandal” të ri nga ana e Qeverisë.

Siç njoftojnë nga partia opozitare, disa të punësuar në shërbimin për punë të përgjithshme në Qeveri, në Sofje të Bullgarisë kanë qëndruar gjoja kinse janë gazetarë, dhe atë tre ditë nga data 24 deri më 26 janar. Harxhimet e qëndrimit të tyre siç potencojnë nga VMRO, janë mbuluar nga Qeveria dhe të njejtat nuk kanë qenë edhe të vogla

Sipas publikimeve të VMRO-së, bëhet fjalë për gjashtë persona të punësuar në Qeveri, ndërsa si gazetarë kanë qëndruar në gjashtë dhoma të ndryshme të hotelit, me pansion të plotë, për tre ditë si dhe kanë shfrytëzuar vetura të Qeverisë.

“Ja ky është luksi i Qeverisë në kohë krize. Derisa i bindin punonjësit e arsimit se nuk kanë para të mjaftueshme për rritje të pagave që u takojnë, derisa nuk ka subvencione të paguara në arsim, derisa nuk ka masa efektive për parandalimin e inflacionit, kjo Qeveri vazhdon me harxhimin e parave të popullit për shërbime hotelierike, udhëtime dhe ngjashëm. Të rikujtojmë se qindra miliona euro nga buxheti janë dedikuar për harxhime joproduktive, lukse dhe kënaqësi të Qeverisë. Në kohë krize, harxhuan 2,5 milion euro për vetura zyrtare, ndërsa 2 milionë të tjera për mobilje, kafe dhe lule. Populli e paguan shtrenjtë luksin e Qeverisë. Kjoduhet të ndalojë. Kjo Qeveri është burim i skandaleve dhe krizave duhet të ikë”,thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Samiti i G7 mblidhet në Japoni, fokusi tek lufta në Ukrainë

Gazetamax.mk

Klarenbek: Vetëm me bashkëpunim mund të krijojmë digë për migrimin ilegal

Gazetamax.mk

Tre të rinj zhdëpin në dajak shefin e policisë

Gazetamax.mk